Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski ishte i pranishëm në inspektimin nga zyrtarët qeveritarë në manastirin "Shën Mar. Pantelejmon” në Vodno, ku po konservohen bujtinat.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski, më 20 Janar 2021, së bashku me Zëvendës Kryeministrin z. Ljupço Nikollovski, Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale z. Goran Milevski, Ministren e Kulturës znj. Irena Stefoska, Kryetarin e Komunës Karposh z. Stefan Bogoev dhe Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi morën pjesë në inspektimin në terren të aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin dhe restaurimin e bujtinave të manastirit "Shën Mar. Pantelejmon” në Nerez të Shkupit, e cila si trashëgimi kulturore, ka një vlerë jashtëzakonisht të rëndësishme kulturore dhe historike.
Delegacioni qeveritar në manastir u mirëprit nga Lumturia e Tij, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana I z. z. Stefan, i cili në emër të vëllazërisë monastike të udhëhequr nga abati At Agathon falënderoi për kujdesin e treguar për restaurimin gradual të kësaj shenjtërie të rëndësishme kishtare të shekullit të 12-të.
Në kompleksin e manastirit është duke u zhvilluar rindërtimi i bujtinës kryesore me qëllim që të rivendoset autenticiteti, për të mbrojtur vetë bujtinën si pjesë e tërësisë së kompleksit të manastirit dhe për të ndihmuar në ringjalljen e kësaj qendre shpirtërore, monument kulturor dhe historik, një nga simbolet e vendit tonë dhe Komunës Karposh. Tanimë janë realizuar një pjesë e madhe e aktiviteteve të ndërtimit në lidhje me dyshemenë, kanalizimin dhe rregullimin e brendshëm. Përveç kësaj, tanimë po punohet për zëvendësimin e dritareve, rinovimin e plotë të tualeteve dhe vendosjen e instalimit të ri elektrik.
Rehabilitimi unik i intensifikuar, gjegjësisht ndërhyrjet aktuale brenda dhe jashtë lokaleve, në mënyrë që të rivendoset dhe ruhet origjinaliteti i tyre, dhe origjinaliteti i pamjes së bujtinave të manastirit financohet nga Byroja për Zhvillim Rajonal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe vlen 6 milion denarë.
Zëvendësimi i zdrukthtarisë ishte më se i nevojshëm (dyer dhe dritare druri), natyrisht i ndjekur nga rregullimi i brendshëm dhe shndërrimi i dhomave të caktuara, ndryshimi i dyshemesë, por duke mbajtur stilin e vjetër, pra instalimin i një dysheme anijeje, rindërtimi i tualeteve dhe vendosja e instalimit të ri elektrik në bujtinë, sistem të ri ventilimi, sistem të ri alarmi për zjarr i cili ka një rëndësi të madhe për sigurinë e ambienteve dhe vetë kompleksit të manastirit. Me të gjitha këto ndërhyrje, rikthehet autenticiteti i hapësirës së brendshme dhe sigurisht që ruhet autenticiteti i pamjes së jashtme të bujtinës së manastirit.