Më 1 korrik do të shënohet 250 vjetori i lindjes së arsimtarit, mësuesit popullor dhe abatit të Leshkës, Kiril Pejcinoviq - Tetoec.
Ngjarja është organizuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), dhe do të mbahet para pllajës së ndërtesës së re administrative të Muzeut të Tetovës, ndërtesa e njohur si ish Shtëpia e Ushtrisë në Tetovë në orën 20:30.
Karakteri dhe vepra e tij mbetet veçanërisht e gdhendur përgjithmonë në kujtesën e popullit maqedonas nga zona e Tetovës, prej nga e ka prejardhjen edhe kjo figurë e madhe popullore. Duke shprehur respekt dhe mirënjohje për personalitetet e mëdha të së kaluarës sonë të lavdishme, si komb ne justifikojmë dhe meritojmë shfaqjen në të ardhmen të individëve të tillë të rinj që lënë vlera të qëndrueshme. Programi i paraparë do të arrijë tek të gjithë të pranishmit, do të kemi mundësinë të kujtojmë punën kolosale të arsimtarit dhe së bashku të shprehim respektin tonë, informon Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit.
Në kuadër të manifestimit do të vendoset një ekspozitë e portreteve të zgjedhura, vepra të piktorit të madh akademik Pavle Kuzmanovski, e cila do të hapet menjëherë pas programit solemn. Ngjarja do të realizohet në përputhje me rekomandimet në fuqi për mbrojtje nga koronavirusi të aprovuara nga autoritetet shëndetësore për vende të hapura dhe të mbyllura.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}