Njoftim për aksionin e përbashkët humanitar të kishave dhe bashkësive fetare
Aksion i përbashkët humanitar i kishave dhe bashkësive fetare në bashkëpunim me Komisionin për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare është mbajtur të martën, më 27 shtator, në Shkup.
Përfaqësues të organizatave humanitare të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kisha Katolike dhe Kisha Ungjillore së bashku me drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare (KMKBFGR) vizituan familjet e rrezikuara sociale në rajonin e Shkupit dhe dhuruan ushqime, produkte higjienike dhe një bisedë të ngrohtë duke i inkurajuar qytetarët që po përballen me sfidat që vijnë si pasojë e krizës aktuale.
Aksioni mbahet edhe për të dërguar mesazhin se në një kohë të tillë krize na duhet një solidaritet, bashkim, dhembshuri të cilën mund ta shprehim bashkërisht. Edhe pse bindjet tona janë të ndryshme, ne i përkasim popujve të ndryshëm, flasim gjuhë të ndryshme, të gjithë e kemi të përbashkët që jemi njerëz dhe kjo shihet në humanizmin tonë.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}