Drejtori i KMBFGR-së, z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryetarit dhe anëtarëve të SShI të KOM-KO, si dhe klerit, monastizmit dhe të gjithë besimtarëve me rastin e festës Ringjallja e Krishtit - Pashkët.
Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana I. z. z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, si dhe klerikëve, murgjve, besimtarëve të besimit ortodoks dhe të gjithë të krishterëve që festojnë sipas kalendarit Julian, duke i uruar për festën Ringjalljae Krishtit - Pashkët.
Më lejoni që në këto momente më solemne t'ju përgëzoj për ditën më të ndritshme, më të lumtur dhe më shpëtimtare të Ringjalljes së Krishtit, një ditë të cilën, falë komunitetit të Krishtit në vendin tonë - Kishës, ne kemi mundësinë ta përjetojmë përsëri dhe përsëri në fuqinë dhe lavdinë e tij.
Jeta jonë, ekzistenca jonë dhe kuptimi i gjithçkaje është në lidhjen e pathyeshme me gëzimin e ringjalljes që përtërin shpresën fillestare të çdo njeriu për jetën e përjetshme.
Uroj që gëzimi festiv të jetë i pranishëm në shtëpitë e të gjithëve, të forcojë unitetin tonë, që të mund të kapërcejmë në frymën e unitetit të gjitha tundimet që rëndojnë jetën tonë të përditshme.
KRISHTI U RINGJALL - ME TË VËRTETË U RINGJALL