Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski me rastin e festës së Pashkëve i dërgoi telegram urimi Peshkopit të Shkupit dhe Eparkut të Strumicës-Shkupit Msgr. Dr. Kiro Stojanov, klerikëve dhe murgjve si dhe besimtarëve të Kishës Katolike.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Shkëlqesisë së Tij Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Strumicës-Shkupit Msgr. Dr. Kiro Stojanov, klerikëve dhe murgjve si dhe besimtarëve të Kishës Katolike, duke i uruar ata për festën e Ngjalljes së Krishtit - Pashkëve.
Në emrin tim dhe në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, më lejoni, të gjithë klerit katolik dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik, t’u shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e festës më të madhe të krishterë - Pashkëve.
Në kohën që jetojmë sot, të gjithë duhet të kujtojmë mesazhin më të madh të kësaj feste - dashurinë. Bota ka nevojë për dashuri tani, më shumë se kurrë, sepse është ilaçi më i madh që mund të përdorim për të kapërcyer të gjitha sëmundjet. Sot është gjithnjë e më e vështirë t’i duash të gjithë njësoj, por dashuria është një forcë që gjithmonë fiton. Ishte ajo që mundi të keqen në kryq, duke i falur armiqtë e saj, duke i bërë mirë të gjithëve.
Ju uroj që festën e Ringjalljes së Krishtit ta kaloni në paqe dhe shëndet të mirë së bashku me të dashurit tuaj, të mbushur me dashuri dhe respekt të ndërsjellë.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}