Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kreut të Bashkësisë fetare Islame Reisul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kreut të Bashkësisë fetare Islame Reisul Ulema haxhi Shaqir efendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam, duke i uruar ata për festën e Fitër Bajramit.
Më lejoni, Juve personalisht dhe anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, hoxhallarëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame, t'ju përcjell urime të përzemërta me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit.
Pas mbarimit të muajit të agjërimit dhe faljes, besimtarët fisnikërojnë zemrat e tyre dhe me gëzim mirëpresin festën e madhe. Fitër Bajrami aktualizon vlerat e njerëzimit, paqes, dhembshurisë dhe dashurisë për të afërmin. Kjo na kujton se veprimet e mira ndaj të gjithë njerëzve, respekti dhe solidariteti i ndërsjellë, janë rruga e duhur për të ndjekur. Në këtë emër, ju uroj që ky Fitër Bajram, Juve dhe të gjithë besimtarëve t’ua hap zemrat për mirëkuptim dhe dashuri edhe më të madhe në mënyrë që të mund të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një shoqërie paqësore, të prosperuar dhe shumëkonfesionale.
Ju përcjell urime të sinqerta, këtë Fitër Bajram ta kaloni në lumturi të vërtetë, shëndet dhe paqe, në frymën e unitetit, duke ndarë këtë gëzim sublim me të afërmit, familjen dhe miqtë tuaj.