Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski, i dërgoi telegram ngushëllimi Peshkopit të Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë, Imzot Dr. Kiro Stojanov, me rastin e vdekjes së Imzot Antun Cirimotiq.
Shkëlqesia juaj,
Në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, si dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllime të sinqerta dhe të thella me rastin e vdekjes së Imzot Antun Cirimotiq, prift i Ipeshkvisë së Shkupit.
Imzot Antun Cirimotiq dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin dhe afirmimin e Kishës Katolike në rajonin tonë dhe praninë e besimtarëve të saj në të gjitha fushat e jetës shumëkonfesionale në Maqedoni. Qëndrimi i tij i matur, racional dhe gjithmonë i drejtë ishte sinonim i filantropisë, respektit për tjetrin, duke treguar vazhdimisht dashurinë ndaj Zotit, si virtytin më të madh të besimtarit dhe të njerëzve në përgjithësi që jetojnë së bashku në një shoqëri multikulturore.
Le të pushojë në paqe.
Me respekt,
Drejtori
Mr. Darijan Sotirovski
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}