Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram ngushëllimi Kishës Ungjillore me rastin e vdekjes së Pastorit Mirço Andreev, i cili shumë vite ishte kryetar i KU.
Me rastin e vdekjes së Kryetarit të Kishës Ungjillore, Pastor Mirço Andreev, Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram ngushëllimi Kishës Ungjillore, në të cilin thuhet:
Të dashur anëtarë të Kishës Ungjillore, pastorë të përkushtuar, familje e pikëlluar,
Më lejoni në këto momente pikëllimi pas lajmit të papritur të prehjes së Kryetarit dhe Pastorit të Kishës Ungjillore z. Mirço Andreev t'ju përcjellë ngushëllimet e mia më të thella.
Humbja do të lërë një vend të pazëvendësueshëm në jetën dhe ekzistencën e Kishës Ungjillore, por edhe përtej imazhit multi-konfesional të Maqedonisë. Të gjithë kemi kujtime të këndshme të bashkëpunimit me Pastor Andreev, i cili përmes punës së përkushtuar dhe afatgjatë, duke predikuar ungjillin, u kujdes për mirëqenien e çdo shpirti njerëzor.
Zoti e prehtë shpirtin e tij!
Pranoni ngushëllime të sinqerta,
Drejtori