Drejtori i KMBFGR-së z. Darijan Sotirovski realizoi takimin e parë me kryetarin e sapozgjedhur të BHRM z. Pepo Levi.
Më datë 7 shkurt 2022, Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze priti dhe zhvilloi një takim protokollar me Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkësisë fetare hebreje, z. Pepo Levi.
Në takim, drejtori e përgëzoi z. Levi për mandatin e tij, duke i uruar vazhdimin dhe thellimin e punës së suksesshme të BHRM-së, bashkëpunimin e përsosur me institucionet shtetërore dhe kontributin për mirëkuptimin dhe respektin ndërfetar në vend.
Kryetari i BHRM-së informoi për planet dhe vizionin e tij për zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit, të cilët kanë kontribut të veçantë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Maqedonisë dhe të të mirës publike në vendin tonë multikulturor.
Në takim u riafirmua përkushtimi për bashkëpunim të hapur dhe partneritet të mëtejshëm në përballimin e të gjitha sfidave.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}