Apel i përbashkët për vazhdim të respektimit të masave, nga të cilat varet relaksimi i masave dhe shëndeti publik.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Artan Grubi, Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski, u takua me krerët e bashkësive fetare në vend – të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan dhe të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema haxhi Shaqir efendi Fetai.
Në këtë takim u konstatua se masat e marra për mbrojtje të shëndetit publik kanë dhënë rezultate, gjë që tregon uljen e numrit të njerëzve të sëmurë dhe qytetarëve që duhet të trajtohen në spitale, gjë që krijon mundësi për një festim më të qetë të festave fetare Pashkëve dhe Ramazan Bajramit.
Ekziston një qëndrim i përbashkët se kjo situatë nuk do të thotë relaksim, për shkak të së cilës Qeveria dhe udhëheqësit fetarë të KOM-KO dhe BFI apelojnë tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtje, sepse kjo do të varet nëse do të ketë relaksime të reja të masave dhe orës policore.
Qeveria dhe krerët e KOM-KO dhe BFI, në prag të kremtimit të festave fetare, së bashku tregojnë se disiplina dhe përgjegjësia individuale e besimtarëve dhe qytetarëve ka një rëndësi të madhe, në drejtim të respektimit të protokolleve në fuqi, të tilla si mbajtja e maskave në vende të hapura dhe të mbyllura, mbajtja e distancës, mosgrupimi, prania brenda objekteve fetare nuk duhet të jetë më shumë se 30 përqind e kapacitetit të plotë.
Kryeministri Zaev dhe zyrtarë të qeverisë falënderuan kreun Stefan dhe Reisin Shaqir Fetai për kontributin e tyre në trajtimin e pandemisë.
Është rënë dakord që Qeveria dhe KOM-KO dhe BFI do të vazhdojnë të përpiqen për mbrojtjen e shëndetit publik, i cili do të sigurojë paqe dhe begati në familje dhe shoqëri.