Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski realizoi takim me operatorët e funeraleve në Tetovë, përfaqësuesin përgjegjës të NPK Tetovë për varrezat, si dhe Zëvendës Hierarkun dhe Sekretarin e Dioqezës Tetovë-Gostivar.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski realizoi takim me operatorët e funeraleve në Tetovë, përfaqësuesin përgjegjës të NPK Tetovë për varrezat, si dhe Zëvendës Hierarkun dhe Sekretarin e Dioqezës Tetovë-Gostivar.
Takimi ishte konstruktiv dhe pasoi reagimin tim të një dite më parë. Zhvilluam një diskutim të gjatë dhe të hapur dhe mund të informojmë se do të mundësohet e drejta për të varrosur personat e vdekur në varret familjare, dmth në një varr të vjetër për personat që kanë vdekur nga Kovid 19. NPK sipas të dhënave të saj dhe rregullave për varrimin e personave të vdekur që ishin të vlefshme dhe më parë, do të konstatojnë nëse ka kushte për varrim në varrin e vjetër, dmth nëse ka kaluar kohë e mjaftueshme nga varrosja e mëparshme dhe nëse vetë varri i plotëson kushtet, duke pasur parasysh që kufomat e të ndjerëve të këtij lloji mund të jenë më të mëdha për shkak të pajisjeve shtesë.
Operatorët e funeraleve na njohën me sfidat dhe problemet me të cilat përballen, të cilat në kushte të tilla pune në kohë pandemie janë të mëdha dhe të gjithë duhet ta mirëkuptojmë këtë. Në takim, përfaqësuesi i NPK informoi se është nënshkruar marrëveshje me kompaninë e funeraleve ShA Butel nga Shkupi, e cila do të rregullojë edhe punën e tyre, duke pasur parasysh përfshirjen e tyre për shkak të pacientëve nga Tetova në klinikat e Shkupit.
Kjo krizë e paparë na ka ballafaquar të gjithëve me diçka të paparë dhe ka shkaktuar probleme të mëdha në çdo sferë të jetës së përditshme. Të kemi durim, mirëkuptim dhe të jemi të përmbajtur.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}