Sot, Presidenti Stevo Pendarovski priti krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të përmendura në Kushtetutë
Në takim morën pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana I z. z. Stefan, kreu i bashkësisë fetare islame, Reisul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, Ipeshkvi i Shkupit dhe Ipeshkvi i Strumicës-Shkupit, Msgr. Dr. Kiro Stojanov, mbikëqyrësi i Kishës Metodiste Ungjillore, Marjan Dimov, si dhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze.
Temë e këtij takimi ishin festat e ardhshme të Pashkëve dhe Ramazanit dhe kushtet në të cilat, për shkak të pandemisë së Covid-19, këtë vit do të jetë i domosdoshëm kujdesi i besimtarëve gjatë kremtimit në objektet fetare në vend.
Presidenti Pendarovski vuri në dukje rëndësinë e rolit të drejtuesve të bashkësive fetare, si në kultivimin e bashkëjetesës, e cila është parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe përparimin e vendit, poashtu dhe rëndësinë e veprimeve të tyre gjatë pandemisë Covid-19.
Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare u bënë thirrje besimtarëve për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, respektim serioz dhe të pakushtëzuar të masave dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe ata që vendosin të vizitojnë tempujt me rastin e festave, si dhe nevojën për vaksinim të qytetarëve.
Presidenti Pendarovski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të sillen me përgjegjësi dhe ndërgjegje gjatë kremtimit të festave të ardhshme fetare.
Takimi riafirmoi pikëpamjen se bashkëjetesa dhe respektimi i diversitetit janë vlera themelore të vendit.