Drejtori i KMBFGR-së z. Darijan Sotirovski mori pjesë në takimin e liderëve fetarë me kryeministrin z. Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive Artan Grubi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësive fetare dhe grupet religjioze Darijan Sotirovski, u takua me liderët e bashkësive fetare në vend: të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. z. Stefan, i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetai, i Kishës Katolike Imzot Kiro Stojanov, ipeshkëv i Shkupit dhe i Eparkisë Strumicë-Shkup, me kryetarin e Bashkësisë Hebraike Pepo Levi dhe Marjan Dimov – superintendent i Kishës ungjillore metodiste.
Në takim u shprehën urime për mandatin e kryeministrit Kovacevski dhe zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe falënderim për takimin e parë të sotëm të organizuar në nivelin më të lartë politik, i cili u vlerësua si vëmendje dinjitoze ndaj bashkësive fetare dhe vazhdim i bashkëpunimit të mirë me Qeverinë. Kryeministri Kovaçevski tha se bashkëpunimi i mirë me bashkësitë fetare do të vazhdojë, me respekt për të gjithë, se nuk ka çështje të pazgjidhura sa i përket parimit të respektit dhe dialogut dhe se ai si kryeministër dhe kjo Qeveri politikisht stabile janë përcaktuar të vazhdojnë dhe promovojnë politika efektive që japin rezultat për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Së bashku u konstatua se ndërtimi i suksesshëm i një shoqërie për të gjithë, në vitet e fundit, është një dobi për të gjithë qytetarët, dhe në këtë drejtim theksohet bashkëpunimi i mirë ndërmjet liderëve fetarë, si kontribut për vendosjen e besimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve. Të gjithë liderët fetarë të pranishëm në takim shprehën mbështetje për kryeministrin Kovaçevski dhe Qeverinë që të vazhdojnë punën ashtu siç ka filluar, me qasje të hapur, të ndershme dhe dinjitoze ndaj çështjeve aktuale me rëndësi për qytetarët dhe për të ardhmen e mirë të vendit. Në takim u diskutuan disa çështje aktuale, të cilat u theksuan si të rëndësishme nga përfaqësuesit e bashkësive fetare të pranishëm në takim.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}