KMBFGR në bashkëpunim me KOM-KO me panihidë dhe vendosje të luleve në vendpushimin e varrit në mënyrë të përshtatshme shënuan 60 vjetorin e ndarjes nga jeta të referentit të parë fetar Veljo T. Mançevski
Më datë 21.01.2022, në prag të 60-vjetorit të vdekjes së referentit të parë fetar dhe pjesëmarrësit në LNÇ dhe KAÇKM, Kryeprifti Veljo T. Mançevski (+ 23.01.1962) në Katedralen Arqipeshkvore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup me fillim nga ora 11:00 u mbajt Panihidë në kujtim të tij. Me panihidën udhëhoqi Vikari i Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO), Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana I z. z. Stefani në shoqërinë e disa priftërinjve. Gjatë shërbimit përkujtimor, Kryepeshkopi z. z. Stefani mbajti fjalim në të cilin theksoi rëndësinë e karakterit dhe veprës së këtij prifti të nderuar kombëtar, i cili me veprimet e tij luajti një rol kyç në luftën për ripërtëritjen e Kryepeshkopatës së Ohrit si Kishë Ortodokse Maqedonase.
Në panihidë morën pjesë drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski me bashkëpunëtorët, familjarë, si dhe admirues të figurës dhe veprës së këtij veprimtari të merituar dhe të shquar publik dhe shoqëror.
Pas panihidës, delegacioni shtetëror- kishtar i kryesuar nga drejtori i KMBFGR-së, z. Darijan Sotirovski vendosi lule në vendprehjen e përjetshme të referentit fetar Veljo Mançevski në Varrezat e qytetit në Butel në shenjë falënderimi, përkujtimi dhe nderimi të veprave të tij të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë të vendosura në themelet e konstituimit dhe etablimit të tij modern, veçanërisht në përtëritjen e jetës dhe të bashkëjetesës fetare, si dhe në parandalimin e propagandës dhe ndikimeve të huaja.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}