Sotirovski - Kalanzis: Takimi ynë i parë të kontribuоjë për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.
Sot, Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski zhvilloi një takim onlajn me homologun e tij Grek z. George Kalanzis, Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Fetare në Ministrinë e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Republikës Greke. Ky është takimi i parë maqedono-grek i zyrtarëve shtetërorë përgjegjës për çështje fetare nga të dy vendet.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyeshme për t'u njohur me njëri-tjetrin, për të prezantuar procesin e punës së të dy institucioneve dhe qëllimet kryesore në vitin 2021, në të cilin, të gjithë akoma po përballemi me krizën globale të pandemisë.
Drejtori Sotirovski theksoi se duhet të zhvillojmë bashkëpunim për disa çështje me interes të përbashkët, si vende fqinje që përballen me sfida të ngjashme rajonale. Feja, traditat fetare dhe vlerat e qytetarëve tanë janë një motiv dhe një mundësi për të promovuar bashkëpunimin që mund të kontribuojë në forcimin e besimit të ndërsjellë.
Sekretari i Përgjithshëm Kalanzis theksoi se ai mirëpret hapjen për bashkëpunim dhe se Greqia është një mbështetëse e fortë e të gjitha proceseve të zhvillimit në vendin tonë.
Në takim, u shkëmbyen mendime për disa çështje aktuale në të dy vendet, si dhe në rajon.
Bashkëbiseduesit e vlerësuan takimin e parë si shumë pozitiv dhe të dobishëm, duke shprehur pritjen se ai do të kontribuojë në bashkëpunimin e gjerë në të ardhmen, si midis vendeve ashtu edhe midis komuniteteve fetare të dy vendeve.