KMBFGR informon publikun maqedonas se këtë vit më 1 maj, kur në vendin tonë në mbrëmje festohet e Shtuna e Madhe, Zjarri i i bekuar i shenjtë do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.
Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare informon publikun maqedonas se këtë vit më 1 maj, kur festohet e Shtuna e Madhe, Zjarri i bekuar i shenjtë do të arrijë në vendin tonë në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.
Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Darijan Sotirovski, do të ketë nderin në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, Republika e Greqisë, të marrë Zjarrin e bekuar të shenjtë nga delegacioni shtetëror - kishtar grek, i cili do ta sjellë atë nga Jeruzalemi, ku gati dy mijëvjeçarë zbret në orët e mesditës në varrin e Krishtit në kishën e Ringjalljes së Krishtit të Shtunën e Madhe.
Pas mbërritjes, Zjarri i Shenjtë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup do të mirëpritet dhe merret nga përfaqësuesit e dioqezave Ortodokse, të cilët do ta çojnë atë në të gjitha qytetet anembanë vendit. Drejtori i Komisionit Sotirovski, pas mbërritjes, zjarrin e bekuar të shenjtë do t'ia dorëzojë Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan në manastirin rezidencial Shën Gjergji Fitimtar në Shkup.
Urojmë momente të bukura festive besimtarëve ortodoksë në atdhe dhe në mbarë botën dhe përkujtojmë apelin për respektim të detyrueshëm të masave për mbrojtje nga virusi korona, me theks të veçantë në mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në tempuj dhe jashtë tyre.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}