Delegacioni shtetëror - kishtar i Maqedonisë këtë mëngjes bëri homazhe te varri i Shën Kirilit në Romë
Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) informon publikun se këtë mëngjes në festën e arsimtarëve gjithsllavë dhe maqedonas Shën Kirili dhe Metodi në Vatikan, delegacioni shtetëror - kishtar i Maqedonisë bëri homazhe te varri i Shën Kirilit.
Delegacioni i përbërë nga Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare Darijan Sotirovski, Ambasadorja e Maqedonisë në Selinë e Shenjtë Marija Efremova, Konsulli i përgjithshëm në Venecia Stojan Vitanov dhe Ushtruesi i detyrës në Ambasadën e Maqedonisë në Itali Magdalena Dimova, morën pjesë në shërbimin e lutjes tek varri i Shën Kirilit në Bazilikën e “Shën Klementit” që u drejtua nga Mitropoliti i Evropës z. Pimen në bashkëpunim të Ipeshkvit Stobiski z. Jakov dhe priftërinjëve të Dioqezës Evropiane të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit.
Me këtë rast, ne i përgëzojmë të gjithë qytetarët maqedonas për festën e madhe, me të cilën festohet vepra epokale e barabartë apostolike e vëllezërve sllavë.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}