Овој веб сајт користи колачиња "Cookies"

Би сакале да користиме веб колачиња "Cookies", со цел да го подобриме Вашето корисничко искуство на нашата апликација. Ова ни овозможува да го подобриме Вашето идно искуство на нашата апликација

Shqip - PARAQIT ANKESË

PARAQIT ANKESË

E drejta e besimit është njëra nga fushat më të ndjeshme në shoqërinë tonë dhe shpeshherë mund të jetë subjekt i diskriminimit. Sipas nenit 4 të Ligjit për statusin juridik të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz, diskriminimi fetar nuk lejohet, dhe bindja fetare nuk e liron qytetarin nga detyrimet e tij që i ka sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve të tjera, përveç nëse me ligj ose me ndonjë dispozitë tjetër nuk rregullohet ndryshe. Parashtresa është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe dispozitat pozitive ligjore. Sipas nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: "Çdo qytetar ka të drejtë të parashtrojë parashtresë pranë organeve shtetërore dhe shërbimeve të tjera publike dhe të marrë përgjigje për to". Sipas nenit 3 të Ligjit për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve: "parashtrues, gjegjësisht propozues mund të jetë çdo person fizik apo juridik, dhe i njëjti nuk mund të thirret në përgjegjësi apo të vuajë pasoja të dëmshme për shkak të parashtrimit të parashtresës, gjegjësisht propozimit dhe dhënies së deklaratave dhe shprehjes së mendimeve, përveç nëse me këtë nuk është bërë vepër penale”. Nëse parashtresa është në kompetencën e Komisionit, ajo do të veprojë mbi të, edhe kur nuk ekziston ndonjë detyrim ligjor për të vepruar.

Parashtresat më të shpeshta pranë Komisionit dhe përgjigjet e tyre:

Parashtresë lidhur me përzgjedhjen e lëndës “Etika e religjionit” në shkollë fillore

Parashtresë lidhur me gjuhën e urretjes në baza fetare

Parashtresë lidhur me lutjet e zëshme në objektet fetare

Parashtresë lidhur me mosrespektimin e parimit të shekullarizimit

Tjetër

Parashtresat tuaja dërgoni në kutinë për parashtresa të vendosur në Komisionin për marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze apo në adresën elektronike në vijim: kovz@kovz.gov.mk

Afati ligjor për përgjigje ndaj parashtresave Tuaja është 15 gjegjësisht 30 ditë nga dita e pranimit të tyre.

Zyrtari përgjegjës:

Elena Stojanova

Telefon për kontakt:

02/3226-777