Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze feston 21 Majin, Ditën Botërore të Diversitetit, Dialogut dhe Zhvillimit Kulturor, të proklamuar nga Kombet e Bashkuara. Më parë, me rastin e Ditës Botërore nga 13 deri më 20 Maj, u realizuan një seri ngjarjesh si pjesë e manifestimit "Java e lutjes së përbashkët".
Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) me një koktej zyrtar festoi 21 Majin, Ditën Botërore të Diversitetit Dialogut dhe Zhvillimit Kulturor, të proklamuar nga Kombet e Bashkuara dhe UNESCO.
Më parë, në periudhën nga 13 maj deri më 21 Maj - me rastin e Ditës Botërore, të organizuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze me një seri ngjarjesh, u organizua manifestimi "Java e lutjes së përbashkët".
Në manifestimin përmbyllës morrën pjesë Kryeministri z. Zoran Zaev, ministra të qeverisë, përfaqësues të organeve shtetërore, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil, si dhe përfaqësues të kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.
Manifestimin e hapi Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, z. Darijan Sotirovski, i cili iu dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe theksoi se ky manifestim rrumbullakëson aktivitetet e realizuara në kuadër të "Javës së lutjes së përbashkët", nga 13-21 Maj, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet bashkësive fetare, për një proces të qëndrueshëm dhe stabël në ndërtim të mirëbesimit, miqësisë dhe shoqërisë të vlerave të mirëfillta, të bashkëjetesës dhe përparimit.
Para të pranishmëve foli edhe Kryeministri Zoran Zaev me mesazhin se diversiteti kulturor është i dobishëm për tërë shoqërinë.