Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb z. z. Irinej me rastin e jubileut - 950 vjet nga themelimi i manastirit "Shën Prohor Pçinski".
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Shenjtërisë së Tij Kryepeshkopit të Pejës, Mitropolitit të Beogradit dhe Karlovacit dhe Patriarkut të Serbisë z. z. Irinej, duke e uruar për jubileun e madh 950 vjet nga themelimi i manastirit "Shën Prohor Pçinski".
Kjo Verë e Zotit 2020 sjell me vete një jubile domethënës, 950 vjet nga themelimi i manastirit antik ortodoks "Shën Prohor Pçinjski". Është shumë më tepër sesa një periudhë e kaluar, është një periudhë e mbushur me sfida shpirtërore dhe asketikë, transmetim i Traditës së Shenjtë, ngritje dhe rënie, kujtime, dëshmi brezash të shtresuara, momente të ndritshme dhe solemne dhe shumë njerëz besnikë që iu afruan me besim dhe shpresë shenjtërive.
Këtë vit, kur këmbanat e kishës do të bien në tubimin solemn dhe në Liturgjinë e Shenjtë, në ato momente sublime të kremtimit të 950 – pranverave të manastirit, dijeni që jemi së bashku në gëzim dhe në atë emër pranoni urimet e mia të sinqerta me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm.
Populli Maqedonas ka një lidhje të pathyeshme shpirtërore dhe respekt primordial për manastirin e Shën Prohor Pçinjski-t, vendi ku aspirata kombëtare shekullore maqedonase për shtetësi dhe sovranitet u përkthye në vendimet e delegatëve në seancën e parë të KAÇKM.
Zoti t’i mbrojë dhe t’i bëjë të lumtur popujt tanë Ortodoksë!