Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski, i dërgoi telegram urimi udhëheqësisë dhe besimtarëve të Komunitetit Fetar Hebre me rastin e festës Hanuka.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryetares së Komunitetit Fetar Hebre Dr. Berta Romano-Nikoliq, si dhe të gjithë anëtarëve të KHRM, duke ua uruar festën Hanuka.
Më lejoni, Juve personalisht dhe anëtarëve të Komunitetit Hebre, në emrin tim dhe në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, t'ua uroj festën Hanuka.
Mesazhi i Hanuka-s është universal, dhe nënkupton ruajtjen dhe kultivimin e vlerave pozitive, duke riafirmuar rëndësinë e lirisë së njeriut dhe angazhimin e tij për ndërtimin e një bote më të mirë. Ndezja e menoras si një zakon tradicional i hebrenjve në të gjithë botën paraqet simbol të gëzimit, dritës dhe fitores mbi forcat armike.
Në këtë frymë të gëzimit festiv, ju uroj të kaloni ditët e Hanuka-s në rrethin e të dashurve tuaj, në dashuri, dritë dhe shëndet.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}