Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema haxhi hfz. Shaqir Efendi Fetahu, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të fesë Islame me rastin e fillimit të agjërimit të Ramazanit.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Shaqir Efendi Fetahu, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë të Ramazanit.
Agjërimi i Ramazanit, është kohë për pastrim të brendshëm personal, kohë për paqe, depërtim në natyrën dhe besimin e individit, por gjithashtu, është kohë për solidaritet dhe humanizëm.
Më lejoni t'ju përgëzoj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, me urime të sinqerta për agjërim të lehtë, si dhe për ditë të lumtura të mbushura me shëndet në familjet tuaja.
Për fat të keq, virusi është ende një armik i theksuar i manifestimeve tona tradicionale, pandemia merr jetën e shumë bashkëqytetarëve tanë çdo ditë. Në rrethana të këtilla, është e rëndësishme të mbrojmë veten dhe jetën e të tjerëve. Prandaj, shmangia e tubimeve dhe respektimi i masave gjatë këtyre festave do të jetë një kontribut i rëndësishëm në stabilizimin e situatës së pandemisë.