Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam me rastin e Kurban Bajramit.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam, duke i uruar ata për festën e Kurban Bajramit.
I dashur Reis ul Ulema Haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai,
Më lejoni që Juve, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam, në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze t'ju uroj festën e Kurban Bajramit.
Në frymën e festës, ndani lumturinë dhe gëzimin me të gjithë ata që u mungojnë, sepse ato janë vlerat më të mëdha njerëzore. Drita e kësaj feste le t’i lumturojë të gjithë. Le të ndërtojmë së bashku një shoqëri në të cilën do të respektohet toleranca, mirësia dhe njerëzimi ndaj të gjithëve.
Ju uroj shumë shëndet dhe momente festive gëzimi me të dashurit tuaj!
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}