Qeveria publikoi ueb-faqe të re qendrore për të gjitha informacionet zyrtare lidhur me menaxhimin me virusin korona, në të cilën do të publikohen masat, rekomandimet dhe lajmet nga institucionet.
Adresa e ueb-faqes së re qeveritare “Koronavirus MK” është koronavirus.gov.mk, në të cilën qytetarët do të mund të informohen për të gjitha apelet, këshillat, rekomandimet dhe ndalesat, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe udhëzime mjekësore në rast se ndjejnë simptome, por edhe si të sigurojnë mbështetje psikologjike gjatë kohës së vetizolimit. Në ueb-faqe ekziston edhe seksion për përdorimin e masave ekonomike, në të cilën do të publikohen të gjitha vendimet për mënyrën e shfrytëzimit të masave nga ana e kompanive dhe punonjësve, me qëllim shpëtimin e vendeve të punës në vendin tonë.
Ueb-faqja “Koronavirus MK” shoqërohet edhe nga aplikacionet e celularëve (për Android dhe iOS) për qasje më të thjeshtë, përmes të cilave rregullisht do të dërgohen njoftime deri te qytetarët të cilët në smartfonët e tyre do ta instalojnë këtë aplikacion, lidhur me apelet ditore të Qeverisë për respektimin e masave, njoftime për konferenca për shtyp, përkujtime për masat aktive dhe ndalesa, si dhe informacione të tjera për qytetarët. Aplikacionet mund të merren në www.koronavirus.gov.mk/app.
Me emrin Koronavirus MK, Qeveria hapi faqe edhe në rrjetet sociale Fejsbuk, Instagram dhe Tuiter, të cilat mund t’i gjeni në këto linqe:
www.facebook.com/koronavirus.gov.mk
www.instagram.com/koronavirus.gov.mk
www.twitter.com/KoronavirusMK
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}