Njoftim për përkujtimin e referentit të parë fetar Veljo T. Mançevski
Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR) në kuadër të shënimit të jubileut të këtij viti lidhur me ngjarjet dhe personalitetet e rëndësishme në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO) nesër (më datë 21.01.2022) do të shënojë 60 vjetorin e vdekjes së referentit të parë fetar të Maqedonisë, Kryepriftit Veljo T. Mançevski (17.04.1905 - fshati Broshticë, Dibër – 23.01.1962 - Shkup), pjesëmarrës në KAÇKM, pjesëmarrës në LNÇ, referent i parë i Komisionit Fetar pranë Shtabit të Përgjithshëm të LNÇ-së dhe APM-së si dhe prift i shquar prej shumë kohësh. Kujtimi i kësaj figure të merituar dhe të shquar publike shoqërore, do të shënohet me Panihidë në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup me fillim nga ora 11:00. Me përkujtimoren do të drejtojë Kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO), Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. z. Stefani në shoqërinë e disa priftërinjve.
Në përkujtimore do të marrin pjesë drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski me bashkëpunëtorët e tij, si dhe familjarë dhe admirues të figurës dhe veprës së këtij kolosi të merituar historik, i cili si referent i parë fetar me veprimet e tij kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e jetës dhe bashkëjetesës fetare në vendin tonë, si dhe në parandalimin e përhapjes së propagandës dhe ndikimeve të huaja.
Pas panihidës, delegacioni shtetëror-kishtar i kryesuar nga drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski do të vendosë lule në vendprehjen e përjetshme të referentit fetar Veljo Mançevski në varrezat e qytetit në Butel në shenjë falenderimi, përkujtimi dhe mirënjohjeje të veprave të tij domethënëse për zhvillimin e vendit tonë që u hodhën në themelet e konstituimit dhe etablimit të tij modern.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}