Sotirovski - Shejh El Isa: Përmes bashkëpunimit të hapur dhe njohjes së ndërsjelltë drejt një shoqërie të fortë globale të përparimit dhe paqes
Më 12.08.2021 Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski priti Sh.T. Shejh Muhammed bin Abdulkerim El-Isa, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Islame së bashku me delegacionin zyrtar të organizatës së njohur botërore pan-islame në Sallën solemne të Qeverisë.
Në takim, drejtori Sotirovski e njohu mysafirin e lartë me vlerat e shoqërisë maqedonase, politikat përfshirëse dhe mjedisin demokratik në të cilin liritë dhe të drejtat fetare respektohen gjerësisht. Kohezioni shoqëror maqedonas përcaktohet kryesisht nga respekti ndërfetar që ka ekzistuar me shekuj. Drejtori vuri në dukje se në nivel global, abuzimi i të drejtave dhe lirive në kushtet demokratike, si dhe parandalimi i tyre në kushte jo-demokratike është po aq shqetësues.
Në takim u diskutua gjithashtu për sfidat globale që paraqiten nga radikalizmi fetar në rritje. Roli që Lidhja Botërore Islame luan në promovimin e formës origjinale të Islamit të moderuar, i cili mbron tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin midis kulturave dhe feve në botë, është i theksuar dhe i mirëpritur.
Shejh Dr. El-Isa përshëndeti gatishmërinë për bashkëpunim dhe dialog si dhe hapjen për bashkëpunim me të gjitha bashkësitë fetare në vend, duke theksuar se paqja dhe diversiteti janë thesari më i madh në kohët moderne.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, duke shprehur gatishmërinë reciproke për bashkëpunim në të ardhmen. Në takim morën pjesë gjithashtu zyrtarë të lartë të Lidhjes Botërore Islame, Reisul Ulema i BFI dhe Koordinatori Kombëtar për Kulturë Allagjozovski.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}