Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski ndoqi Koncertin solemn të Filarmonisë me rastin e 1000 vjetorit të Manastirit Bigorski.
Më 24 shtator 2020, Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski ndoqi Koncertin solemn të Filarmonisë me rastin e 1000 vjetorit të Manastirit Bigorski
Orkestra e Filarmonisë interpretoi një koncert me kompozime të vjetra origjinale maqedonase, në të cilat lavdërohet besimi dhe dashuria për Zotin dhe Atdheun, gatishmëria për të sakrifikuar për ta, si dhe përpjekja për të bukurën dhe sublimen.
Ndër të ftuarit e pranishëm ishte Kryepeshkopi z. z. Stefan, Presidenti Stevo Pendarovski, anëtarë të Sinodit të Shenjtë të KOM-AO, anëtarë të Qeverisë, priftërinj, murgj dhe murgesha, kryetarë komunash, nëpunës civilë, punëtorë kulturorë, artistikë dhe shkencorë.
Në koncert u interpretuan kompozime origjinale maqedonase, orkestrimi i të cilëve u përgatit nga Vladimir Dimovski dhe Filip Ivanovski, dhe shkopi u dirigjua nga Vladimir Dimovski.