Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski mori pjesë në edicionin e 29-të të Festivalit ndërkombëtar të korit “Jehona e korit tetovar”, që u realizua këtë fundjavë në kompleksin e manastirit të Leshkës.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski, më datë 20.09.2020 në Qendrën shpirtërore kulturore “Kirill Pejçinoviq” pranë kompleksit të manastirit të Leshkës mori pjesë në Festivalin ndërkombëtar të korit të muzikës sllave, i cili këtë vit për herë të 5-të u zhvillua në kuadër të edicionit të 29-të të Festivalit ndërkombëtar të korit “Jehona e korit tetovar”
Në edicionin e sivjetëm të Festivalit në mënyrë aktive morën pjesë koret në vijim: Kori i fëmijëve “Shën Kirili dhe Metodi” nga Velesi, kori i përzier “Siparantim” – Pejë, kori i grave “Hristina Morfova” – Sofje, Bullgari, kori profesional “Pro As” Shkup, kori i përzier i qytetit “Voks Lihnidos” – Ohër, kori i përzier i kameras “Lindja e nënës së shenjtë të Zotit” – Shkup, “Rozefa Ekspresion” Shqipëri dhe kori rinor i grave të qytetit “Medata” – Tetovë, si nikoqir, nën udhëheqjen e Ivica Zoriq, i cili është edhe organizator i këtij evenimenti.
Para mysafirëve të pranishëm koret u partaqitën me një program të begatë. Gjatë festivalit u realizuan edhe ngjarjet artistike në vijim: Ekspozita e artit në "Lavdi Zotit", si dhe shfaqja teatrore, monodrama "Çaj me rum".
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}