Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) fuqishëm dënon përdhosjen e varrezave të krishtera në Kamnik.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski, lëshoi dënim publik për përdhosjen e varrezave të krishtera në Kamnik.
Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare fuqishëm dënon aktin e vandalizmit të përdhosjes së varrezave të krishtera në Kamnik, rajoni i Shkupit. Shprehim ngushëllime për familjet, të dashurit e të cilëve janë varrosur në këto varreza, dhe ndajmë shqetësimin dhe revoltën pas këtij akti çnjerëzor.
Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare ka dërguar apel publik pranë agjencive të zbatimit të ligjit që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e autorëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që ata të sanksionohen ashpër nga autoritetet gjyqësore.
Jemi të kënaqur me reagimin e ShA Butel, e cila si person juridik përgjegjës paralajmëron riparimin e të gjitha dëmtimeve të 62 varreve me shpenzimet e veta, si dhe paralajmëriimin që kemi marrë nga kryetari i Gazi Babës se do të punohet për të vendosur mbikëqyrje video e cila do të parandalojë përsëritjen e krimit.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}