Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski kërkoi të mundësohet e drejta për varrim në varre familjare në Tetovë dhe Gostivar.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski kërkoi të mundësohet e drejta për varrim në varre familjare në Tetovë dhe Gostivar.
Në njoftimin e drejtorit Sotirovski thuhet:
Si qytetar i Tetovës me shqetësime të përbashkëta, sot bisedova me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, të cilin e informova se nga verifikimi ynë i varrosjes së të vdekurve nga Kovid 19 në vendin tonë, ndryshe nga qytetet e tjera, në Tetovë dhe Gostivar është e detyrueshme që varrimi të realizohet në varre të reja dhe jo në varre familjare me traditë shekullore familjare. Ministrit përgjegjës për këtë çështje i kërkova trajtim të barabartë dhe rishikim të të njëjtit.
Ministri më informoi se nuk ishte marrë një vendim i tillë dhe se duke respektuar protokollet e mbrojtjes, operatori i varrimit mund të realizojë varrimin në varr familjar.
Ministria, përmes inspektoratit kompetent, do të kërkojë nga operatorët që t'ua sigurojnë këtë të drejtë qytetarëve sepse ata kanë fituar licencë, e cila përveç të drejtave, nënkupton edhe detyrime. Falënderoj Ministrin për mirëkuptimin.
Sot i dërgova një ankesë Inspektoratit Shtetëror Komunal dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, duke kërkuar masa të menjëhershme.
Bisedës i parapriu një kërkesë me shkrim për rishikimin e kësaj çështjeje, të cilën unë ia dërgova Shtabit të Përgjithshme për Koordinim me Krizat të Qeverisë më 4 nëntor, si dhe kontroll të situatës në disa qytete dhe konsultime me klerikë që kryejn varrime.
Mendoj se traumat nëpër të cilat kalojnë familjet janë sigurisht të mëdha, kështu që varrosja e një anëtari të familjes diku tjetër në kushte mbetjesh të izoluara me material adekuat është e panevojshme dhe shkakton ankth shtesë.