Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski ishte i ftuar në emisionin "Brifingu i mëngjesit" në Slobodna TV.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski, më datë 29 Dhjetor 2020, ishte i ftuar në Slobodna TV, ku dha një deklaratë në emisionin Brifingu i mëngjesit. Në bisedë me gazetarin Ordanoski, u diskutuan disa tema aktuale.
Veçojmë disa pika nga pjesëmarrja e sotme:
Të gjitha ndalimet në fe nuk janë më të larta se jeta e njerëzve - vaksinimi është i domosdoshëm dhe nga të gjithë duhet të pranohet si shërim.
Bashkësitë fetare e dinë më së miri se sa kontaktohen dhe sa kanë nevojë besimtarët. Të gjitha hulumtimet që i bëjmë është se vendi karakterizohet nga një popullsi e përcaktuar fetarisht, edhe atë në një përqindje të lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Prandaj, unë mendoj se qytetarët që janë të përcaktuar fetarisht, krizës i qasen në një mënyrë të justifikuar fetarisht dhe mund të gjejnë ngushëllim në ato këshilla shpirtërore, në mënyrë që ta kapërcejnë atë më lehtë, theksoi në Brifingun e mëngjesit drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), Darijan Sotirovski.
Kjo krizë ka shumë aspekte, ajo është shëndetësore, ekonomike, por sigurisht që ka pasoja në psiqikën e njerëzve dhe ndikon edhe në shëndetin fizik dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që njerëzit të dalin nga kjo krizë në një mirëqenie psiko-fizike pas kësaj. Mendoj se ndërsa fundi i së njëjtës po afrohet, këto çështje do të jenë të rëndësishme për një qasje të mëtejshme, thotë Sotirovski.
Kriza është prezente për një kohë të gjatë. Në fillim, mund të kemi qenë në gjendje të justifikojmë në një farë mënyre mungesën e gatishmërisë së aktorëve të ndryshëm shoqëror. Ky ishte një problem i madh që nuk e kishim hasur deri atëherë. Por tani, duke pasur të gjithë përvojën, edhe gjendjen e rënies së lehtë të të sëmurëve, të vdekurve, të shtruarve në spital, duhet ta kuptojmë me një dozë të shtuar serioziteti. Nuk duhet të humbasim durimin dhe të jemi të përkushtuar në respektimin e masave, sepse para vaksinimit është shumë e rëndësishme që vendi të ketë një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Prandaj, unë mendoj se festat fetare dhe të Vitit të Ri duhet të jenë një përgjegjësi personale, të festohen në rrethin familjar dhe të mos çojnë në një situatë ku njerëzit të mblidhen për të krijuar grupe të reja dhe të kemi problem kur të fillojë vaksinimi. A flasim me bashkësitë fetare - po, vazhdimisht në kuadër të rekomandimeve të Qeverisë.
Unë jam i kënaqur me qëndrimin konstruktiv të udhëheqësve dhe bashkësive fetare në tërësi. Në prag të Krishtlindjeve dhe Epifanisë si dy tubime masive të qytetarëve, kemi vendim të Sinodit të mos mbahen procesione të pragut të Krishtlindjeve dhe të mos mbahen tubime të Epifanisë, e cila është një pikë e mirë fillestare për kontrollimin e këtyre tubimeve masive, por unë mendoj se duhet të shkojmë një hap më tej dhe t’i bëjmë thirrje ndërgjegjësimit personal, shtoi Sotirovski.
Bisedën e plotë me drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darijan Sotirovski mund ta shikoni në video:
https://www.youtube.com/watch?v=RiSBrGOTaOs&ab_channel=%D0%A1%D0%BB%D0%BE%D0%B1%D0%BE%D0%B4%D0%BD%D0%B0%D0%A2%D0%92%2FSlobodnaTV