Si pjesë e manifestimit "Maqedonia në nder të Shën Kirilit", delegacioni shtetëror dhe kishtar maqedonas vizitoi Italinë dhe Selinë e Shenjtë, ku u prit nga Ati i Shenjtë Papa Françesku. Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski, ishte gjithashtu pjesë e delegacionit.
Delegacioni maqedonas shtetëror dhe kishtar i udhëhequr nga Presidenti Stevo Pendarovski, i cili është në vizitë në Republikën e Italisë dhe Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit "Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, sot realizoi audiencë me Kreun e Kishës Katolike Romake, Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski, gjithashtu mori pjesë në takim si pjesë e delegacionit.
Në takim u nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, të cilat bazohen në lidhje të thella historike, vlera dhe tradita të përbashkëta shpirtërore dhe kulturore.
Presidenti Pendarovski riafirmoi interesin për thellimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe theksoi rëndësinë e komunitetit katolik në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e tij për shoqërinë tonë.
Presidenti Pendarovski gjithashtu theksoi rëndësinë që vendi ynë i kushton promovimit të dialogut ndërfetar dhe respektimit të lirive fetare.
Pas audiencës me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun, Presidenti Pendarovski u takua me Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.